Gruaja padit burgjet! Nuk i dhanë leje bashkëshortit dhe djalit të saj: U përdorën dy standarde

Në përfundim të procesit për lejet e përkohshme që dërgoi në shtëpi rreth 400 të burgosur të formës së prerë një grua iu drejtua gjykatës administrative duke paditur Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve me kërkesën që bashkëshorti dhe djali t’i kthehen në shtëpi.

Sadete Joca pretendon se burgjet i dhanë leje të përkohshne një të dënuari tjetër ndaj të cilit rëndojnë të njëjta akuza, dhe se nuk kan ndjekur të njëjtin standard dhe për bashkëshortin dhe djalin e saj, pjesëtarë në të njëjtën dosje. Gruaja i kërkon gjykatës të urdhërojë burgjet që të veprojnë siç vendosën për Përparim Luzin i bashkëakuzuar me familjarët e saj. Bashkim dhe Albi Joca dhe Përparim Luzi u shpallën fajtorë për çështje droge.

“Të njëjtat kushte, as i sëmurë asgjë nuk është. Pse ai lirohet dhe familjarët e mi jo”, shprehet Sadete Joca.

Gruaja nga fshati Vakumanë ka dyshimet e saj.

“Tani kjo nuk do mend ata duhet të kenë paguar ne nuk kemi mundësi, ai ka lokal ne jemi fukarenj. Unë jetoj e vetme në majë të malit, mirë që të drejtë nuk u treguan, por të paktën të m’i kthejnë, të më ndihmojnë gjatë këtyre muajve me punët e fshatit”, shprehet Joca.

Gjatë gjykimit, babë e bir u treguan bashkëpunues me drejtësinë dhe treguan emrin e personit që u kishte kërkuar të transportonin rreth 60 kg canabis. Personi te i cili ata drejtuan gishtin është Përparim Luzi, që u dënua bashkëme ta dhe që megjithë rrethanat e njëjta , ai do të qendrojë në shtëpi deri në mbyllje të pandemisë, ndryshe nga dy të tjerët qe u refuzuan nga autoritetet.