Gruaja shqiptare publikon parcelat me hashash dhe nis të ‘ankohet’

“O e shkreta domate, ku i ke kokrrat”/ Gruaja shqiptare bëhet virale, publikon parcelën me hashash dhe kërkon perimet, ankohet tek Zoti: Kur do t’ju ha unë, na ke në dorë…

Një grua që dallohet se është nga Veriu i Shqipërisë për nga dialekti, ka kërkuar kokrrat e domateve dhe të speceve, në degët e bimëve të hashashit.

Ajo ka xhiruar një video, që tashmë është bërë virale në rrjetet sociale dhe kërkon që bima të nxjerrë kokrra.

Por, mesa duket ende se ka kuptuar që përpara syve nuk ka asnjë rrënjë domateje apo speci të mbjellë, por hashash, raporton Dosja.al

O të shkretat domate morina, ku do t;ju ha unë morina. Ku i kë koket moj domate, ku i ke koket moj spece, oj qoftë beku…o Zot po taj na ke në dorë…,”- dëgjohet të thotë gruaja në video.