Grupi i përbashkët i punës për rastin Khashoggi hyn në konsullatën saudite

Pas hyrjes në ndërtesë të zyrtarëve turq nga grupi i përbashkët i punës, mësohet se në konsullatë ka nisur inspektimi

 Zyrtarët turq të grupit të përbashkët të punës të formuar për hetimin e rastit të gazetarit saudit të Washington Post, Jamal Khashoggi, i cili është zhdukur pas hyrjres në Kryekonsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll më 2 tetor, kanë mbërritur në ndërtesën e konsullatës saudite, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas hyrjes në ndërtesë të zyrtarëve turq nga grupi i përbashkët i punës, mësohet se në konsullatë ka nisur inspektimi.

Delegacioni turk i cili kryesohet nga një zëvendëskryeprokuror i shtetit dhe një prokuror nga Prokuroria e Stambollit përbëhet nga një staf ekspertësh nga departamentet e hetimit të skenës së krimit, të sigurisë publike dhe antiterrorit pranë Drejtorisë së Policisë së Stambollit.

– Ngjarja

Gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post”, Jamal Khashoggi, i cili ka dhënë kontribute edhe për “Al Watan”, një platformë e rëndësishme për reformistët sauditë, u zhduk më 2 tetor pasi hyri në kompleksin e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Sipas burimeve të sigurisë, Khashoggi më 2 tetor shkoi në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll për procedura të martesës, ndërsa më pas u konfirmua se nuk është larguar më nga konsullata dhe se në të njëjtën orë në ndërtesën e konsullatës kanë mbërritur 15 qytetarë sauditë, duke përfshirë edhe zyrtarë të cilët më pas janë kthyer në vendet nga kishin ardhur.

Një grup i pëarbashkët pune i përbërë nga zyrtarë sauditë dhe turq u formua më pas për hetimin e rastit të gazetarit saudit Kashoggi, Grupi i përbashët i punës zhvilloi mbledhjen e parë në orët e drekës në Drejtorinë Policore të Stambollit.