Gruri shitet 3500 lekë! Fermerët në Lushnjë: Tregtarët po e blejnë më lirë se himet

Kriza e drithërave dhe çmimet e tyre kane qenë pjesë e debateve të fundit politike. Fushata e korrjes së grurit sapo ka filluar ne atë që njihet si Hambari i Shqipërisë, në Myzeqe.

Fermerët thonë se prodhimi është i mbarë, por tregtarët po shfrytëzojnë krizën dhe kërkojnë ta blejnë grurin më lirë se himet:

“Një kuintal grurë blihet me 35 mijë lekë, ndërsa një kuintal hime blihet me 37 mijë lekë të vjetra. Ky është një çmim qe nuk justifikon aspak koston dhe mundin e tyre. Unë më mirë ua jap pulave dhe bagëtisë, sesa ua shes tregtarëve. Në 26 korrik unë do iki jashtë shtetit si gjithë rinia. Këtu punon, i bën shërbim tokës, del prodhimi, dhe në fund je po aq i varfër.

Unë nuk kam marrë naftë, pasi nafta shpërndahet në mënyrë selektive sipas bindjeve partiake.

Unë punoj më autokombajnë që nga viti 1976, por si këtë vit nuk ka qenë kurrë kaq keq.

Gruri është buka e popullit, por qeveria nuk pyet për ne deh popullin. Autokombajna do naftë. Unë e blej njësoj si për autoveturë, me 2600 lekë litrin.”