Mësohet se Thani ka grushtuar një nga gardianët në burgun ku ai po vuan dënimin për plagosje të trefishtë.
Në ngjarje kanë ndërhyrë edhe gardianët e tjerë, të cilët Thani i kundërshtuar gjithashtu me forcë.
Izolimi i të dënuarit Mikel Thani u bë me urdhër të Drejtorit Të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismajlit.
Mikel Thani u prangos në muajin janar të vitit 2015. I riu ishte fejuar prej një viti me një vajzë që I përkiste familjes Guri, banuese në lagjen Kiras, në Shkodër. Por kjo fejesë u prish dhe Vata Guri, babai i vajzës nuk pranoi që t;ja jepte vajzën Thanit. Kështu, i riu shkoi tek banesa e familjes Guri dhe qëlloi vjehrrën, Gjyste Guri, vjehrrin, Vat Guri, dhe mbesën e tyre, 12 vjeç, pas debatit të fortë që patën.


