Hajdutët i kërkojnë ndihmë policisë/ Gërmojnë tunel për të vjedhur bankën në Itali, rrëzohet toka dhe njëri mbetet i bllokuar

Katër hajdutë kërkuan ndihmën e policisë, sepse tuneli që po gërmonin për të vjedhur një bankë u rrëzua dhe njëri prej tyre mbeti i bllokuar nën rrënoja.

Ngjarja ndodhi në rrugën Lorenzini në romë në Itali.

30 vjeçari me precedent të mëparshme penalë tashmë rrezikon jetën. Zjarrfikëset gërmuan për 9 orë rresht deri sa nxorën në sipërfaqe 30 vjeçarin. autoritetet hapen një gropë në mes të rrugës për të arritur sa më shpejt tek vendi ku ndodhej i riu. ndërsa ai u mbajt për një kohë të gjatë me oksigjen. 30 vjeçari thërriste nga galeria dhe kërkonte ndihmë që ta shpëtonin.

Pasi u nxor nga nëntoka i riu u dërgua me urgjencë në spital ku po trajtohet pasi ka dëmtuar disa organe të brendshme. ndërsa tre hajdutët e tjerë tentuan të largoheshin sapo në zonë erdhi policia, që ata vetë kishin telefonuar për të ndihmuar shokun e tyre, tentative e tyre  dështoi dhe ata u arrestuan pas pak minutash.

Gërmimet kishin nisur nga një dyqan në zonë dhe të zotët e dyqanit nuk kanë dhënë ende shpjegime se përse në pronën e tyre po hapej një tunel që shkonte në drejtim të një banke edhe pse disa dhjetëra metra larg. policia po heton për të zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes por dhe për të nxjerrë përgjegjësitë e personave të përfshirë në këtë ngjarje.