Hajduti serial i Vlorës, vihet në pranga autori i katër vjedhjeve

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës si autor i disa vjedhjeve të ndodhura në këtë qytet.

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës si autor i disa vjedhjeve të ndodhura në këtë qytet.

Sipas policisë, Vasil Papës, gjatë kontrollit fizik iu gjetën tre kaçavida dhe dy pasqyra automjeti, të cilat pas verifikimeve përkatëse rezultuan se i kishte vjedhur tek automjeti tip Benz, në pronësi të M.D.

Nga hetimet e kryera në lidhje me të ka rezultuar se Vasil Papa është gjithashtu autorë i 4 vjedhjeve të tjera të kryera në qytet. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë./tiopchannel