Halili flet për largimin e Dedes: Ndërhyrje në formacion? Sa herë që më do qejfi

Është shkarkuar apo është dorëhequr. Presidenti i Tiranës, Refik Halili nuk ka dashur të sqarojë asgjë në lidhje me largimin e Nevil Dedes nga pankina bardheblu, teksa ia ka kaluar topin teknikut. Ky qëndrim i numrit një të klubit është një mburojë financiare.

“Le të flasë i pari Nevili, sepse ju e dini që sa herë flas unë i pari, ka pasoja financiare. Të thotë ai se përse është larguar dhe më pas do të flas unë”, ka thënë Halili, që më pas me ironi i është përgjigjur akuzave se shkak për largimin e trajnerit është ndërhyrja e tij në formacion. “Kam ndërhyrë gjithmonë dhe do të ndërhyj sa herë të më dojë qejfi. Kam 20 vjet me këtë punë dhe gjithmonë janë të njëjtat akuza”, është shprehur presidenti i Tiranës.