Handanoviç vendos rekord me penalltinë e pritur, Chiesa i pari që merr karton të kuq në debutim

Grushtimi i goditjes së Ibrës nga 11 metrat, ishte i 25-ti i Handanovic që kur është transferuar në Serinë A në vitin 2005. Chiesa u bë futbollisti i parë i bardhezinjve, që ndëshkohet me karton të kuq në ndeshjen debutuese...

Grushtimi i goditjes së Ibrës nga 11 metrat, ishte i 25-ti i Handanovic që kur është transferuar në Serinë A në vitin 2005, ndërsa këtë rekord portieri slloven e ka arritur në 481 ndeshje të luajtura në Serinë A.

Kapiteni i Interit parakaloi kështu një tjetër ish portier të zikaltërve, Gialuca Pagliuca, i cili në 592 ndeshje në kampionatin italian, ia kishte dalë të priste plot 24 penallti dhe ruante këtë rekord deri mbrëmjen e djeshme.

Nga një portier te një tjetër, pasi Gigi Buffon ka luajtur mbrëmë ndeshjen e 650 në kampionatin italian, duke vijuar të thellojë rekordin që mban po vetë, si futbollisti me më shumë ndeshje në elitën e futbollit në Itali.Handanovic, a record broken on a bitter evening: "We needed to be more  clinical" | News

Gardiani që në janar do të mbushë 43 vjeç, pritet ta thellojë edhe më tepër këtë rekord, sepse pavarësisht viteve mbi supe, vijon të ofrojë garanci në portë dhe trajneri Pirlo pritet t’ia besojë shpesh mbrojtjen e katërkëndëshit.

Një tjetër futbollist që ka përfunduar objekt i statistikave është edhe sulmuesi i Juventusit Federico Chiesa, i cili është bërë futbollisti i parë i bardhezinjve, që ndëshkohet me karton të kuq në ndeshjen debutuese.

I transferuar te bardhezinjtë në orët e fundit të merkatos, Chiesa debutoi dje me klubin torinez dhe qëndroi në fushë për 60 minuta, pasi një faull i rëndë në gjysmëfushën kundërshtare i kushtoi kartonin e kuq.red directed against Crotone - World Today News