Haradinaj e pranon: Taksa nuk rikthehet, Kurti e hoqi…

Haradinaj e pranon: Taksa nuk rikthehet, Kurti e hoqi tërësisht, prandaj edhe unë nuk doja ta pezulloja

Ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka pranuar se taksa nuk rikthehet pasi Kurti e hoqi tërësisht dhe Kosova nuk ka një shumicë qeverisëse për ta rikthyer.

Haradinaj pranon se kjo është arsyeja se pse ai nuk e pezullonte taksën edhe për 30 ditë në kohën kur janë kërkonin liderat europianë pasi do e kishte të vështirë ta rikthente.
Më tej Haradinaj shton se Kurti nuk hoqi taksën vetëm për mallrat e lëndës së parë por tërësisht dhe se nga Serbia kanë hyrë 15 milionë mallra vetëm gjatë prillit.

”Taksa 100% Kurti e ka hequr edhe pse është kohë pandemia. Gjatë këtyre ditëve të prillit kanë hyrë 15 milionë mallra serbe, kjo është e vërteta.
Jeni në mungesë informate. Kurti ka hequr tërësisht taksën 100%, nuk është më. Ishte me afat 1 javor, prej 1 prillit ka hequr taksën.
Një prej arsyes se pse i jam bashkuar mocionit të mosbesimit është mënyra si u hoq taksa pa nder dhe pa kundërvlerë. Unë e doja taksën si një element të marrëveshjes finale. Që t’i kërkonim kundërvlerë Serbisë, raporton BallkanWeb.
Ai e bëri në mënyrë të gabuar dhe i shkaktoi pasoja. Heqja e taksës duhet të konsiderohet si vlerë nga ëashingtoni dhe BE.

Unë kam pasur gatishmëri për të qëndruar afër qeverisë Kurti për të mos hequr taksën. Ai e hoqi dhe rezultati i kësaj. Qeveria Kurti e ka hequr taksën pa aleancën. Ky vendim është i pamundshëm për t’u marrë pa shumicën e votave të qeverisë. Unë nuk doja ta pezulloja 30 ditë se nuk e riktheja dot. Unë e dija që po ta pezulloja nuk do e ktheja dot.
Në ka një shumicë politike që mund ta kthente taksën dhe tashmë nuk është më shansi, i ka ikur ky vendim Kosovës. Por mund të kërkojmë një kundërvlerë..”- tha Haradinaj.

Tani parlamenti i Kosovës që ka dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit i dha besimin qeverisë Kurti me 60 e pak vota. Të njëjtët ja kanë marrë me 2/3 e më shumë besimin.
Në demokraci dhe sistemin tonë parlamentar është e pakthyeshme. Kurti e ka vetëdijen e vet të dijes politike dhe nuk shoh asnjë problem për zbatim nga parlamenti. është i njëjti parlament që do i japë besimin qeverisë së re. Këto vijnë prej periferive dhe qarqeve politike. Pjekuria e demokracisë sonë ka pasur gjithmonë pranim të votimeve.

Marrëdhënia mes Presidentit, të të dekretuarit pra mandatarit dhe parlamentit është marrëdhënie kushtetuese dhe e rregullura. Në bazë të asaj marrëdhënie janë zgjedhur kryeministër unë e Kurti. Nuk janë të ndërlidhura. Procesi i zbatimit të një vendimi të Presidentit, të të dekretuarit dhe parlamenti është e pandikueshme. Vetëvendosja ka të drejtë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Nëse ajo gjen shkelje atëhere e obligon qeverinë të vendosë. Janë hequr dy Presidentë më parë për këtë arsye.

Presidenti i ri?

E marr për ofendim të quaj pazare bisedimet mes partive. Prap duhet pasur kujdes me gjuhën. Ne jemi parti të qendrës së djathtë. Programet i kemi të ngjashme. Kemi pasur koalicione atëhere me Presidentin e ndjerë Rugova. Kemi pasur një bazë të mirë diskutim.
Janë dhe disa aspekte të tjera si demarkimi në kufirin me Malin e Zi. Këto tema i kemi zgjidhur me kohë.

Në çështjen e dialogut mes Kosovës e Serbisë, që është e Këshillit të Sigurisë përmes politikës së jashtme, për fat të keq procesi i drejtuar nga Mogherini mori drejtim të gabuar dhe ishim të detyruar për të ndarë atë proces në drejtues të tjerë si Merkel dhe Macron. Për t’ia dhënë edhe SHBA. Administrata e Trump fatmirësisht janë të interesuar dhe janë kyç në këtë çështje. Shohim një marrëveshje reale për njohje reciproke.
Serbia varet nga njohja jonë pasi nu khyjnë dot në BE. Kjo ndodh në kufijtë ekzistuesë dhe pa dëmtuar Kushtetutën e vendeve.
Kam respekt për Vjosa Osmanin. Por ajo e ka të vështirë mos votojë qeverinë e partisë së vet, kolegun e vet Avdulla Hotin. Edhe po të ketë një post tjetër. Tani ka një post. E shoh të vështirë të shoh që Vjosa Osmani mos votojë LDK dhe më pas të qëndrojë kryetare parlamenti.
Hera e parë që LDK krijon qeveri dhe një deputet mos i japë votën. Nëse ndodh pastaj është marrëdhënie e vështirë.”- deklaroi Haradinaj.