11.5 C
Tiranë
E diel, 5 Dhjetor, 2021

Helidon Bushati: 5 miliardë lekë më shumë për një lot, qoka e re e Unazës?!

Deputeti i PD Helidon Bushati deklaron se për lotin e parë të Unazës së Madhe, janë shtuar papritur 5 miliardë lekë.

Sipas tij, këto para u dhanë për një punë tashmë të prokuruar një herë duke shtuar se nëse nuk ka një ndryshim projekti për arsye madhore, çdokush me të drejtë mendon se 5 miliardë të shtuara janë paja e një qoke të re, në aferat e vjetra me Unazën e Madhe të Tiranës.

Bushati thekson se autoritetet, Ministria e Infrastrukturës dhe ARRSH janë nën akuzë para këtyre të dhënave.

POSTIMI I PLOTË
Është zbuluar sot në media, se për lotin e parë të Unazës së Madhe, janë shtuar papritur 5 miliardë lekë.
Asnjë shpjegim përse në mënyrë të beftë, u dhanë edhe rreth 5 milionë euro për një punë tashmë të prokuruar një herë.

Çfarë ndodhi vallë, cilat rrethana ndryshuan për një shtesë në buxhet në këto përmasa?
Dyshimet e arsyeshme janë se kjo ka të bëjë me orekset në rritje të rilindjes për të përfituar sa më shumë nga pushteti.

Autoritetet, Ministria e Infrastrukturës dhe ARRSH janë nën akuzë para këtyre të dhënave. Duhet transparencë dhe e menjëhershme.

Nëse nuk ka një ndryshim projekti për arsye madhore, çdokush me të drejtë mendon se 5 miliardë të shtuara janë paja e një qoke të re, në aferat e vjetra me Unazën e Madhe të Tiranës.

ARRSH duhet te përgjigjet nëse anulimi i parë i këtij loti është bere me qëllim për ta fituar oligarku që duhej ta fitonte që herën e parë por që për arsye teknike nuk arriti.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme