Helmohen disa qytetarë në Prishtinë, nuk dihen shkaqet

Një tjetër helmim në masë ka ndodhur në fshatin Trudë të Komunës së Prishtinës.

Mediat kosovare raportojnë se rreth 18 persona janë paraqitur në Qendren e Mjekësisë Familjare në fshatin Besi të Prishtinës pasi kanë pasur simptomat si, vjellje, ethe, heqje barku, dhembje të muskujve dhe temperaturë.

Pesë nga pacientët janë dërguar për në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Emshir për të kryer testin anti-COVID, të cilët kanë rezultuar negative.

Ndërsa, disa prej pacientëve të tjerë që ndodhen në gjendje më të rëndë janë dërguar për në Klinikën Infektive.

Paraprakisht dyshohet se helmimi ka ardhur për shkak të ushqimit, por nuk dihet saktësisht se çfarë e ka shkaktuar reaksionin në masë. Ndërkaq, priten edhe përgjigjet e analizave të pacientëve që do të dalin pas 72-orësh.