Helmon veten nëna e tre fëmijëve, po grindej me bashkëshortin

Një 60-vjeçare, nënë e tre fëmijëve, është vetëhelmuar me fostoksinë.

Ngarja e rëndë ka ndodhur në Berat, ku mësohet se shkak është bërë një grindje me bashkëshortin, çka e ka çuar gruan drejt aktit ekstrem.

Kanë qene familjarët atë që e kanë transportuar gruan me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhet prej disa orësh në gjendje të rëndë.

Mbarime Boduri është nëna e tre fëmijëve, një vajze dhe dy djemve, këta të fundit jetojnë jashtë vendit. /CNA.al