Në kuadër të hetimit kundër organziatës terroriste FETO në Turqi është arrestuar ish-drejtori i Qendrës Shtetërore për Testimin, Përzgjedhjen dhe Caktimin e Nëpunësve Shtetërorë (OSYM), raporton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të hetimit të rrjetit terrorist FETO, Prokuroria Shtetërore në Ankara lëshoi urdhër arresti për gjithsej 34 të dyshuar.
Duke vepruar në bazë të urdhrit të Prokurorisë, policia turke sot në shtatë qytete ka arrestur 21 të dyshuar, në mesin e të cilëve dhe ish njeriun e parë të OSYM, Ali Demir.
Demir u arrestua në kompleksin e një kompanie të tekstilit në zonën industriale Kestel në Bursë.
Në mesin e të arrestuarve, gjashtë persona kanë punuar në udhëheqjen e OSYM dhe njëri në Drejtorinë e Arsimit. Paralelisht me këtë, te nëntë të arrestuar është konstatuar se kanë përdorur aplikacionin e fshehtë të kominikimit ByLock, të cilin e përdorte organizata terroriste FETO.
Në vazhdim është kërkimi policor për 13 të dyshuar të tjerë.
FETO dhe udhëheqësi i saj me seli në SHBA, Fethullah Gülen orkestruan tentativën për grusht shteti më 15 korrik 2016, në të cilën u martirizuan 251 persona dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.
Ankaraja gjithashtu akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit të ithtarëve të saj në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

