Kryeministri Rama ka postuar disa foto nga operacioni i sotëm i Hetimit Tatimor, në kuadër të aksionit kundër informalitetit.
Në fotot e postuara nga kryeministri, shihet se Hetimi Tatimor ka vepruar me ‘dorë të hekurt’, duke bllokuar disa biznese, karburante e hotele, të cilat nuk kanë respektuar detyrimet tatimore ndaj klientëve, shkruan Tirana Today.
Rama përcjell mesazhin e qartë se kush nuk respekton ligjin, e paguan shumëfish përfitimin e paligjshëm.
https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10156845423446523



