Hidhet nga ballkoni fëmija 5 vjeç

Një vajzë 5-vjeçare është vetëhedhur nga ballkoni i katit të dytë të pallatit ku banonte, raporton Gazeta Shqip.

Ngjarja ka ndodhur në Librazhd. Mësohet se nëna e të voglës, e cila ishte tre herë e divorcuar e kishte mbyllur të bijën prej 3 ditësh në shtëpi dhe ishte larguar për në qytetin e Elbasanit.

Policia ka shpallur në këkrim nënën e 5-vjeçares. Ndërkohë vajza ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën por po i bëhen kontrollet mjekësore.