Hidhet nga kati i katërt i banesës, gjen vdekjen 47-vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë.

Mësohet se një 47-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i banesës, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia njofton se ka mbetur viktimë shtetasi Y. K, i cili dyshohet se ka qenë në kushte të rënduara psikologjike.

Informacion Paraprak Rreth orës 22:05 në rrugën “Tahir Kadare” dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 4-të i banesës shtetasi Y. K., 47 vjeç,i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /CNA.al