Hidhet shorti i Champions League

Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës në një sallë të boshatisur dhe me të gjithë klubet që ishin lidhur në video-konferencë, përcaktoi që nëse Juventus do të arrijë të kaloi Lionin do të përballet me Real Madrid ose Manchester City.

Pasi të përfundojnë ndeshjet e mbetura të 1/8 të Champions League, çerekfinalet dhe gjysmëfinalet rezervojë përplasje të forta mes klubeve më në zë në Europë.

Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës në një sallë të boshatisur dhe me të gjithë klubet që ishin lidhur në video-konferencë, përcaktoi që nëse Juventus do të arrijë të kaloi Lionin do të përballet me Real Madrid ose Manchester City.

Ndërsa Napoli nëse në Camp Nou do të mund të kalojë Barcelonën pas barazimit 1-1 në San Paolo, do të luajë kundër Bayern Munchen.

Leipzig është shortuar kundër Atletico Madrid ndërsa Atalanta kundër PSG. Edhe në Europa League u hodh shorti për çerekfinalet, por duhet që më parë të luhen ndeshjet e 1/8.

Sipas asaj që u përcaktua në Nyon, Inter duhet të kalojë Getafen për t’u përballur me fituesin e ndeshjes Bayer Leverkusen-Rangers Glasgow.

Manchester United duhet të kualifikohet me Lask për t’u përballur me fituesin e takimin Kopenhagen-Istanbul Basaksehir. Ndërsa fituesi i sfidës Roma-Sevilla do të përballet më fituesen e Wolverhampton-Olympiakos. /Klan