Hiqet taksa kufitare prej 15 eurosh mes Kosovës dhe Malit të Zi

Sipas një njoftimi për media thuhet se Krivokapiq ka shprehur besimin se perspektiva evropiane e të dy shteteve do të jetë vlerë e shtuar për marrëdhëniet dypalëshe.
Mali i Zi ka marrë vendimin që të hiqet taksa kufitare me Kosovën.
Tashmë qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Mal të Zi, pa e paguar taksën në vlerë prej 15 eurosh.

Në njoftimin e bërë publik, u theksua se të parët që kaluan kufirin pa paguar taksë në kufi ishin mediat kosovare që vizituan Ulqinin për të promovuar vlerat Ulqinake tradicionale të organizuara nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

E gjatë ditës së sotme, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq.

Sipas një njoftimi për media thuhet se Krivokapiq ka shprehur besimin se perspektiva evropiane e të dy shteteve do të jetë vlerë e shtuar për marrëdhëniet dypalëshe.

“Në emër të tij dhe Qeverisë së Malit të Zi, kryeministri Krivokapiq e ka uruar kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës, duke shprehur besimin se perspektiva evropiane e të dy shteteve do të jetë vlerë e shtuar për marrëdhëniet dypalëshe, të bazuara në fqinjësi të mirë dhe vlerësim të ndërsjellë”.

Në përmbyllje, kryeministri i Malit të Zi i ka shprehur konsideratat më të larta kryeministrit Kurti, duke i dëshiruar performancë të suksesshme në detyrë.