Hodhi armën në det dhe rrezikoi të përplaste policët me makinë, në kërkim 29-vjeçari

Një 29-vjeçar është identifikuar sot në Sarandë për armëmbajtje pa leje.

Policia ka konstatuar automjetin me të cilin lëvizte 29-vjeçari dhe menjëherë i kanë bërë shenjë ndalimi. Drejtuesi i mjetit shtetasi A. K, nuk i është bindur urdhrit të Punonjësve të Policisë për të ndalur dhe ka vijuar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Drejtuesi i mjetit  ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë  duke përplasur dhe një automjet tjetër  dhe për të fshehur provat ka hedhur në det armën e zjarrit pistoletë që mbante me vete.

Shërbimet e Policisë  kanë përdorur dronin për të kontrolluar në det si dhe mjetet lundruese të Policisë Kuiftare. Pas skanimit nga droni në det,  të vendit ku gjendej pistoleta  është bërë e mundur nxjerrja dhe sekuestimi i saj, së bashku me  një karikator me municion luftarak.

Shtetasi me iniciale A.K. do të hetohet për “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”.