Hoti: Kosova mbetet e përkushtuar që të jetë burim i stabilitetit në rajon

Kryeministri i Kosovës theksoi se është i bindur se marrëveshjet e nënshkruara mes dy vendeve krijojnë një moment të ri në bashkëpunimin ndërshtetëror, sipas tij, sepse janë projekte që i lidhin fuqishëm ekonomitë dhe shoqëritë.

Kryeministri i Kosovës theksoi se është i bindur se marrëveshjet e nënshkruara mes dy vendeve krijojnë një moment të ri në bashkëpunimin ndërshtetëror, sipas tij, sepse janë projekte që i lidhin fuqishëm ekonomitë dhe shoqëritë.

“Me këto marrëveshje dhe me qasjen që kemi ndërtuar, bashkëpunimin që kemi ndërtua me kryeministrin Rama, besoj se si dy vende tanimë jemi duke punuar intensivisht që të kontribuojmë në stabilitetin rajonal dhe në zhvillimin e mbarë rajonit, duke i sjellë bashkë të gjithë kontribuuesit e këtij stabiliteti e të zhvillimit në rajon”, tha Hoti.

Hoti theksoi më tej se “Me marrëveshjen e Washingtonit pa dyshim është krijuar një momentum i ri jo vetëm në Kosovë dhe Serbi, por në gjithë rajonin dhe tani ne do të punojmë ngushtë me të gjitha vendet e rajonit për të shfrytëzuar maksimalisht përfitimet e kësaj marrëveshjeje, por edhe ndihmën që presim ta konkretizojmë në javët e ardhshme bashkë me BE-në në funksion të tejkalimit të pengesave”.

Hoti tha se Kosova mbetet e përkushtuar që të jetë burim i stabilitetit në rajon dhe partner konstruktiv i të gjitha iniciativave rajonale, sipas tij “me të vetmin qëllim që është integrimi euroatlantik i të gjithë rajonit. Sa më shumë që gjithë rajoni dhe në veçanti disa vende të rajonit shkëputen nga Lindja dhe lidhen me Perëndimin besoj që është në interes të gjithë shqiptarëve në Ballkan”.