Hoti në Bruksel, të enjten pasdite takohet me Vucic

Sipas njoftimeve nga Brukseli, takimi Hoti-Vucic do të zhvillohet gjatë pasdites së të enjtes.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ndodhet në Bruksel ku nesër pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic. Në prag te rifillimit zyrtar te dialogut mes dy vendeve, shefi i ekzekutivit të Kosovës zhvilloi disa takime me zyrtarë të Bashkimit Europian, përfshirë Komisioneri e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi.

Përveç çështjes së dialogut me Serbinë, në këto takime, u diskutua edhe për ndihmën e Bashkimit europian në procesin e rimëkëmbjes ekonomike si dhe në përballjen me pandeminë e COVID-19.

Sipas njoftimeve nga Brukseli, takimi Hoti-Vucic do të zhvillohet gjatë pasdites së të enjtes.

Të pranishëm do të jenë shefi i diplomacisë së BE, Josep Borrell dhe Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Ata pritet që të zhvillojnë fillimisht takime të ndara me përfaqësuesit e dy vendeve, për të pasuar më vonë më një takim të përbashkët.