Hulusi Akar: Heshtja rreth pushtimit të Karabakut nga Armenia, hipokrizi e plotë

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, deklaroi të enjten se qëndrimi i atyre që nuk u ndihet zëri rreth pushtimit të Karabakut nga Armenia dhe masakrave civile të saj, është një hipokrizi e plotë.

Ky vlerësim i ministrit Akar erdhi gjatë fjalës së rastit në zbritjes në det të 2 anijeve stërvitore të armatosura, të cilat janë ndërtuar nga Kantieri Anadolli për Forcat e Armatosura të Katarit.

“Qëndrimi i atyre që nuk u ndihet zëri rreth pushtimit të Karabakut nga Armenia dhe masakrave civile të saj, është një hipokrizi e plotë. E drejtë do të ishte që ata, të cilët heshtin për okupimin e territoreve azerbajxhanase, të mundësonin tërheqjen e Armenisë nga Karabaku në vend që të bëjnë thirrje për armëpushim. Ne s’mund të durojmë sorollatje për 30 vjet të tjera. Tashmë është krijuar shansi që mekanizmat e zgjidhjes të fitojnë prestigjin e tyre ndërkombëtar”, tha shefi i mbrojtjes turke mes të tjerash.