Hulusi Akar: Kush nuk qëndron larg provokimeve në Egje dhe Mesdhe, e paguan shtrenjtë

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar duke bërë të ditur se nuk duhet të rritet edhe më shumë tensioni në Egje dhe Mesdhe, tha: “Të gjithë duhet t’u qëndrojnë larg nxitjeve dhe provokimeve, në të kundërt duhet t’a dinë se do e paguajnë shtrenjtë”.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar duke bërë të ditur se nuk duhet të rritet edhe më shumë tensioni në Egje dhe Mesdhe, tha: “Të gjithë duhet t’u shmangen nxitjeve dhe provokimeve, në të kundërt duhet t’a dinë se do e paguajnë shtrenjtë”.

Akar, pas takimeve në Katar dhe Pakistan, kaloi në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit.

Ndalesa e parë e ministrit Akar ishte Komanda e Forcave Turke në Mision në Afganistan.

Ai mori informacione në lidhje me aktivitetet që zhvillohen atje dhe më pas hëngri drekën bashkë me personelin e komandës turke.

Akar përgëzoi personelin, që përfaqëson me krenari Turqinë me misione të rëndësishme dhe të suksesshme dhe u shpreh se në kohët e fundit përreth Turqisë ka zhvillime të rëndësishme dhe tërhoqi vëmendjen se këto ndryshojnë me shpejti, çdo ditë që kalon.

Ai bëri të ditur se lufta me organizatat terroriste FETO, PKK/YPG/PYD dhe DAESH vazhdon papushim dhe do të vazhdojë deri sa të neutralizohet edhe terroristi i fundit.

Ministri Akar tërhoqi vëmendjen në ekzistencën e organizatës separatiste terroriste PKK në veri të Irakut dhe duke iu referuar operacionit ajror ndaj objektivave të terrorit në Sinxhar dhe Malin Karacak (Karaxhak), tha: “Në asnjë mënyrë, ashtu si nuk lejojmë krijimin e korridorit të terrorit në veri të Sirisë, ashtu nuk do të lejojmë kurrë në asnjë mënyrë, që Sinxhari të bëhet një Kandil i dytë”.

Ai nënvizoi se nuk mund të bëhet fjalë, që Turqia të tolerojë nga çdo lloj e drejte e saj, dhe vijoi me fjalët: “Nuk do të lejojmë asnjë “u tha u bë” në Ege, Mesdhe kundër shtetit të Republikës së Turqisë në Qipro dhe kundër Republikës Turke të Qipros së Veriut. U shprehëm përsëri e përsëri se asnjë vendim dhe masë që do të merret në të cilin ne nuk jemi pjesë nuk do të jetë i vlefshëm dhe nuk ka shans të realizohet. Ne jemi pro fqinjësisë së mirë, miqësisë, paqes dhe stabilitetit. Ne jemi pro jetës në paqe, qetësi e mirëqenie të njerëzve, që jetojnë këtu, por çfarëdolloj çmimi të ketë, nuk do të tolerojmë në asnjë mënyrë asgjë tjetër përveç kësaj dhe nuk do të heqim në asnjë mënyrë dorë nga të drejtat tona. Këtë duhet ta dinë të gjithë, të mbledhin mendjen dhe të qëndrojnë larg nxitjeve dhe provokimeve, në të kundërt duhet të dinë se do ta paguajnë shtrenjtë. Ne kemi çdo lloj mase dhe përgatitje për këtë”.

Ai u takua edhe me disa ushtarë të huaj me detyrë në Kabul dhe më pas kaloi në Ministrinë e Mbrojtjes së Afganistanit. Këtu ai u prit me ceremoni ushtarake dhe nënshkroi fletoren e nderit.

Ministri Akar, pasi u takua me Ministrin e Mbrojtjes së Afganistanit, Tarik Shah Bahrami, u takua edhe me Kryetarin e Shtetit të Afganistanit, Eshref Gani.

Pas takimit me ndihmësin e parë të kryetarit të shtetit të Afganistanit, Rashid Dostum, Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar u kthye në atdhe./TRT