Hulusi Akar: Turqia neutralizoi 83 terroristë në operacionet në veri të Irakut

Ministri Akar inspektoi trupat kufitare në krahinën Şırnak që ndodhet në juglindore të Turqisë me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gjeneralin Yaşar Güler dhe Komandantin e Forcave Tokësore, Gjeneral Ümit Dündar

Gjithsej 83 terroristë janë neutralizuar dhe një sasi e madhe e armëve dhe municioneve janë sekuestruar si pjesë e operacioneve Kthetra-Tigër dhe Kthetra-Shqiponja, tha sot ministri i mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Akar inspektoi trupat kufitare në krahinën Şırnak që ndodhet në juglindore të Turqisë me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gjeneralin Yaşar Güler dhe Komandantin e Forcave Tokësore, Gjeneral Ümit Dündar.

Akar tha se operacionet Kthetra-Tigër dhe Kthetra-Shqiponja, të cilat filluan më 16 qershor, kanë vazhduar me sukses për 48 ditët e fundit.

“Në operacionet e kryera nga forcat turke, 83 terroristë janë neutralizuar deri më tani. Janë zbuluar gjithsej 359 mina/eksplozivë të punuar me dorë dhe 267 strehimore”, tha Akar.

“Një numër i madh i armëve janë sekuestruar në këto strehimore dhe shpella, duke përfshirë 13 raketa anti-tank AT-4, dy raketa të drejtuara, 15 Docka (armë kundër-aeroplanëve), 88 AK-47, dhe 299 granata dore”, shtoi ai.

Akar gjithashtu tha se një operacion kundër pozicioneve të PKK-së në rajonin Haftanin të Irakut verior u krye dje me sukses, duke shtuar se gjatë operacionit, u neutralizuan disa terroristë të lartë."Turqia neutralizoi 83 terroristë në operacionet në veri të Irakut"

“Lufta jonë kundër terrorizmit do të vazhdojë me vendosmëri derisa të neutralizohet terroristi i fundit”, theksoi Akar.

Akar gjithashtu shkoi në qarkun Yuksekova të provincës juglindore Hakkari për të inspektuar trupat kufitare.

Operacionet e Turqisë Kthetra-Tigër dhe Kthetra-Shqiponja filluan në mes të qershorit për të garantuar sigurinë e popullit dhe kufijve të Turqisë duke neutralizuar kërcënimin e PKK-së, dhe grupeve tjera terroriste, të cilët shpesh përdorin Irakun verior për të planifikuar sulme ndërkufitare.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40,000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.