Humb jetën 58-vjeçari në Mirditë, bie në kontakt me rrymën elektrike

Një 58-vjeçar ka humbur jetën sot në fshatin Ndërfane, në Mirditë pasi ka rënë në kontakt aksidentalisht me rrymën elektrike.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45, në banesën e 58-vjeçarit GJ.P.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al