Një emigrant shqiptar, ka humbur jetën tragjikisht në Itali, pasi u aksidentua në vendin e punës.
Viktima është Bashkim Toska nga Elbasani. 59-vjeçar u godit nga një shufër hekuri teksa punontë në një ndërtimi.
Aksidenti ka ndodhur në Limone Piemonte rreth tre ditë më parë, por pas tre ditësh në spital gjendja e tij shëndetësorë është përkeqësuar duke ndërruar sot jetë.
Shqiptari la pas gruan dhe dy fëmijë, ndërsa autoritetet po vijojnë me procedurat për sjelljen e trupit të tij në Shqipëri.
4 persona kanë humbur jetën në kushtet e këqija të punës në provincën e Cuneo, që nga fillimi i vitit. /CNA.al

