“Humbëm vite, kemi përgjegjësitë tona”, Berisha thirrje të rinjve: Fitorja jetike kundër Ramës vetëm me firmën tuaj!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu bëri thirrje të rinjve që të ecin drejt rrugës që dikur eci Azem Hajdari, ndërsa shtoi se vetëm me firmën e tyre rrëzohet nga pushteti Rama.

Nga sheshi Demokracia në Qytet Studenti, ku u përkujtua figura e Azem Hajdarit, Berisha tha se PD ka përgjegjësitë e veta për humbjen kot të disa viteve nën drejtimin e ish-kryetarit Lulzim Basha.

“Duhet guximi i rinisë për të shpëtuar vendin nga ky regjim. Duhet të pranojmë se gjerat duhet t’i shohim siç janë. Ishte dështim i tmerrshëm historia e ish-kryetarit. Pse? Sepse ardhja e tij presupozoi ardhjen e një gjenerate, ndryshim gjeneracional, por kthehemi pak te studentët. Ata u dërrmuan të shtunën në darkë, të dielën dolën në betejë. Ne vërtetë kemi humbur disa vite, kemi përgjegjësitë tona, por s’kemi alternativë tjetër, veçse të ngrihemi fuqishëm. Kjo fitore jetike, që do mund të jetë e afërt, vetëm me firmën tuaj, me ndihmën tuaj. Shpresoj që vepra e Azem Hajdrit do ju bëj që të ecni në rrugën dhe shndërrimin e vendin në një vend të BE. Shumë herë e mendoj se sa gjenial ishin ata që Shqipërinë e donin zonjë në Europë. Sot ka BE, por Edi Rama.”, tha Berisha.