Gruaja, Veronika Ramadani jetonte vetëm me djalin e saj Julian Zisi, 45 vjeç, i cili u shoqërua nga Policia për të sqaruar se si ndodhi ndarja nga jeta e së ndjerës.
Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe nga ekspertimi mjeko-ligjor rezultoi se në trupin e viktimës nuk u konstatuan shenja dhune dhe se vdekja erdhi për shkaqe natyrale. Për këtë arsye, djali u la i lirë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.