Gardiani të cilit i dogjën makinën në Lezhë, si një një mesazh paralajmërues thotë se ndihet i kërcënuar për jetën, ndërsa më shumë se për detyrën e ka orientuar hetimin në një debat për një lokal. Ai pranon se ka pasur probleme për biznesin, por nuk e priste që çështja të shkonte kaq larg.
Një makinë është djegur në Lezhë pas mesnate.
Automjeti ështënë pronësi të Nikoll Prengës, gardian në Shënkoll Lezhë.
Por më shumë se me detyrën, ky i fundit, dyshimet i ka se ngjarja lidhet me një debat që ka pasur kohët e fundit për një biznes që ka në Lezhë.
Këtë pistë e ka orientuar edhe në dëshminë.
Nikoll Prenga: Nuk kam asnjë të dhënë të saktë por dyshoj për gjëra të vogla nëpërmjet biznesi që kam këtu unë. Janë futur pak njerëz por jo se kemi konflikte ekstreme.
I djegin makinën, gardiani kam frikë për jetën!



