I humbet telefoni, e gjen pas disa ditësh me foto selfie të një majmuni

Një djalosh në Malajzi tha se kishte gjetur foto selfie dhe video të një majmuni në telefonin e tij të humbur prej disa ditësh të cilët e kishte gjetur në xhungël pas shtëpisë së tij.

Përmbajtjet, përfshirë pamje të majmunit, e tregojnë sesi ai po përpiqej të hajë telefonin dhe janë postuar në median social.

20 vjeçari Zackrydz Rodzi tha se kishte menduar që telefoni i tij është vjedhur ndërsa po flinte. Megjithatë nuk është ende e qartë sesi i ka humbur.

“Nuk kishte shenja vjedhjeje. E vetmja gjë që kisha në mendje ishte ndonjë magji,” kishte thënë studenti i shkencave kompjuterike.

Pasi e gjeti telefonin, ai e shikoi të mbushur me foto dhe video të majmunit dhe xhunglës. Babai i tij kishte parë majmunin jashtë shtëpisë pasditën e së Dielës dhe lajmëruar të birin i cili me të telefonuar numrin e tij celular dëgjoi tingëllonte në xhungël.

Xhaxhai i tij kishte bërë shkak duke thënë mbase ka ndonjë foto të hajdutit në celular dhe kur Rodzi hapi galerinë mbeti i shtangur. /PCWorld Albanian