I infektuari me COVID-19 futet në avion, pasagjerët përjetojnë momente tmerri

Disa pasagjerë kanë mbetur të tmerruar kur zyrtarët e avionit “Ryanair”, morën një mesazh ku thuhej se njëri prej personave në avion, ishte i infektuar me COVID-19 dhe kishte thyer rregullat e karantinës...

Disa pasagjerë kanë mbetur të tmerruar kur zyrtarët e avionit “Ryanair”, morën një mesazh ku thuhej se njëri prej personave në avion, ishte i infektuar me COVID-19 dhe kishte thyer rregullat e karantinës.

Pasagjeri u largua nga avioni, pak para se ai të nisej nga aeroporti i Londrës dhe u vendos në një dhomë izolimi të aeroportit, raporton Top Channel.

Sedija dhe vendi ku ai ishte qëndruar u dezinfektua menjëherë, përpara se aeroplani të fluturonte drejt Pizas.

Edhe pse pasagjeri i infektuar mbante maskë, pasagjerët e tjerë ishin të mbërthyer nga frika, pasi i druheshin një infektimi të mundshëm.