I preu kokën nënës, lihet në burg autori i ngjarjes “horror” në Pogradec

Ngjarja e së enjtes tronditi banorët e fshatit të vogël të Pogradecit për shkak të makabritetit të vrasjes së të moshuarës nga djali i saj.

Gjykata e Pogradecit ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për 44-vjeçarin Olsi Çekiçi, i cili ekzekutoi me thikë mbrëmjen e së enjtes në Buçimas nënën e tij 70- vjeçare Firdes Çekiçi.

Prokuroria është duke pritur dhe ekspertizën për gjendjen mendore të autorit të kësaj vrasje të rëndë duke qenë se 44-vjeçari ka pasur probleme të shëndetit mendor dhe ka qenë më herët i shtruar në spital.

Ngjarja e së enjtes tronditi banorët e fshatit të vogël të Pogradecit për shkak të makabritetit të vrasjes së të moshuarës nga djali i saj.

Ai i preu koken nenes dhe e vari ne kangjellat e deres.