10.5 C
Tiranë
E hënë, 29 Nëntor, 2021

“I tha ambasadores se i kam vendosur regjistrues”/ Basha i përgjigjet Berishës: E trishtueshme kur dëgjon se sa poshtë ke rënë!

Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, i fundit ky që në foltoren me gratë demokrate hodhi akuza ndaj tij.

Berisha tha se burime shumë të besueshme amerikane i kishin thënë se Basha i në një takime ambasadoren Yuri Kim, i kishte kërkuar kësaj të fundit të bisedonin jashtë zyrës sepse Berisha i kishte vënë regjistrues.

Në reagimin e tij Basha thotë se është i trishtueshëm fakti se sa poshtë ka rënë Berisha.

“E trishtueshme kur dëgjon sa poshtë ka rënë Sali Berisha. Asnjë trillim, mashtrim, të thash e me the, nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave të tij personale”, shkruan Basha.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme