I vendosën Kurtit arkivolin para godinës së Kuvendit, arrestohen aktivistët e AAK-së

Aktivistët e AAK-së në Kosovë janë arrestuar menjëherë pasi kanë vendosur para zyrës së kryeministrit Kurti një arkivol me mbishkrimet: Reciprociteti, taksa 100%.

Ditën e sotme para zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, disa aktivistë të AAK-së vendosën një arkivol ku mbi të kishte letra të ngjitura në të cilat shkruhej: Reciprocitet.

Vetëm pak momente pas këtij gjesti që u bë, deputetja Teuta Haxhiu ka deklaruar se janë arrestuar aktivistët e rinj të kësaj agjensie për veprimin e pahijshëm që bënë.

“Shpreh keqardhje për arrestimin e të rinjve të AAK-së, vetëm pse po kryenin një aktivitet para Kuvendit.”– është shprehur Haxhiu në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.

Nga mediat kosovare mësohet se vendosja e arkivolit para godinës së Kuvendit të Kosovës është bërë nga aktivistët e AAK-së së Ramush Haradinajt, ish-kryeministër i Kosovës .