Igli Tare hedh dritë mbi kaosin e tamponëve tek Lazio: Strakosha dhe Immobile…

Çfarë ndodhi me Immobilen, Leivan dhe Strakoshën që nuk ishin për sfidën e Championsit ndaj Zenitit? Përgjigjen e jep drejtori sportive i Lazios, Igli Tare, i cili u përpoq të hidhte dritë mbi kaosin e krijuar sa u përket tamponëve.

“Ne bëmë tamponë të rregullt javën e kaluar, i dorëzuam të gjitha testet. Iu nënshtruam sërish testeve të premten dhe të shtunën, rezultatet ishin negative dhe të dielën ata luajtën. Pastaj dje ndodhi e njëjta gjë si një javë më parë me Pereiran dhe Hoedt, Janë disa rezultatet që konsiderohen ndryshe. Ne e kemi bërë veten plotësisht të disponueshëm dhe tani po presim vendimet përfundimtare, jemi besimplotë dhe nuk ka nevojë të diskutohet për këtë.

A do të jetë Ciro Immobile kundër Juves? Po, ne mendojmë se ai mund të luajë, sepse tamponi që bëri gjysmë ore pas atij të UEFA-s ishte negativ, ashtu siç ndodhi Leivan dhe Strakoshën. Është një rast i ngjashëm me atë që ndodhi me Hakimin e Interit.”/Burimi: Supersport.al