IHH-ja e Turqisë ndihmon mijëra persona në Liban pas shpërthimit

IHH ka filluar një fushatë për të mbledhur donacione për ata që janë prekur nga shpërthimi, duke theksuar më tej se fondacioni deri më tani ka shpërndarë furnizime ushqimore për 3.700 persona në kryeqytetin Bejrut

Fondacioni Humanitar i Ndihmës i Turqisë (IHH) ka shpërndarë ndihmë humanitare për mijëra persona të cilët janë prekur nga shpërthimi masiv i të martës në Portin e Bejrutit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, IHH tha se përpjekjet e shpëtimit ende janë në zhvillim e sipër për ata që janë humbur pas shpërthimit.

“Silosi i drithërave i shkatërruar nga shpërthimi ishte një arterie jetike për furnizimin e ushqimit në vend”, tha IHH, duke paralajmëruar një krizë humanitare në Liban në rast të mos furnizimit të vendit me sasi të mjaftueshme të miellit brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Sipas deklaratës, IHH ka filluar një fushatë për të mbledhur donacione për ata që janë prekur nga shpërthimi, duke theksuar më tej se fondacioni deri më tani ka shpërndarë furnizime ushqimore për 3.700 persona në kryeqytetin Bejrut.IHH-ja e Turqisë ndihmon mijëra persona në Liban pas shpërthimit

“Ndihma e IHH-së do të vazhdojë për popullin libanez deri në fund të krizës”, tha IHH.

Në fillim të kësaj jave, një zjarr në një depo në Portin e Bejrutit çoi në një shpërthim masiv që shkaktoi dëme të mëdha të pronave në disa lagje të kryeqytetit. Të paktën 154 persona humbën jetën dhe rreth 6 mijë të tjerë u plagosën.

Qeveria libaneze njoftoi formimin e një komiteti për të hetuar shpërthimin brenda një periudhe prej pesë ditëve.

Shpërthimi tronditi Libanin përderisa po përjeton krizën e saj më të keqe ekonomike, duke përfshirë rënien dramatike të vlerës së paundit libanez ndaj dollarit.