10.3 C
Tiranë
E hënë, 29 Nëntor, 2021

IHH ka ndihmuar mbi 2 milionë jemenas që nga viti 2018

Fondacioni Humanitar Turk (IHH) me bazë në Stamboll ka dërguar ndihma për më shumë se 2 milionë persona në Jemen që nga viti 2018, transmeton Anadolu Agency (AA).

IHH në një deklaratë tha se ka përshpejtuar përpjekjet e tij në Jemen, i cili, sipas OKB-së, përballet me krizën më të keqe humanitare në botë.

Fondacioni ofron kujdes shëndetësor, strehim, ushqim, ujë të pastër dhe edukim për njerëzit në Jemen.

Ndihma e dërguar në vendin e shkatërruar nga lufta përfshin batanije, rroba, këpucë, pëlhura, qilima, pajisje kuzhine, pajisje shkrimi dhe pako higjienike.

IHH deri më tani ka kryer operacion të kataraktit mbi 150 persona që jetojnë në Luginën Ahrar dhe ka trajtuar 250 fëmijë me paralizë cerebrale në Aden.

Fondacioni siguroi bombola oksigjeni për 16 spitale dhe qendra shëndetësore dhe ngriti kampe shëndetësore në Marib, ku jetojnë shumë refugjatë.

Gjithashtu, 1.200 nxënës jemenas do të përfitojnë nga shkolla fillore “Veysel Karani” në Marib pas përfundimit të ndërtimit.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme