IHH ndihmë me rastin e Ramazanit për familjet në nevojë në Kosovë

Fondacioni nga Turqia shpërndau pako me ndihma për 140 familje në Prizren dhe Skenderaj

Fondacioni për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH), me sloganin “Ramazani së bashku”, shpërndau pako me ndihma për 140 familje në nevojë në qytetet Prizren dhe Skenderaj të Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në aktivitetin shpërndarjes së pakove të organizuar nga Komuna e Prizrenit dhe Organizata “Kujdesi për Jetimët e Kosovës”, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se IHH çdo herë u është përgjigjur pozitivisht kërkesave të Komunës së Prizrenit për ndihma.

“Edhe gjatë tërmetit në Shqipëri, edhe gjatë pandemisë, hera e dytë që po marrim ndihma. Bashkë me këto ndihmat e organizatave joqeveritare me prokurimin e komunës, me drejtorin e mirëqenies sociale ne deri më tani kemi shpërndarë diku 3.000 pako ushqimore dhe higjienike. Në të njëjtën kohë jemi duke punuar që të shpërndajmë edhe minimum 2.000 pako varësisht prej donacioneve”, tha ai.

Ndërkaq, në shpërndarjen në Skenderaj, drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Skenderajt, Sanije Hoxha, falënderoi IHH-në për ndihmat e dhëna për 70 familje në nevojë në këtë komunë.

Kryetari i Organizatës “Kujdesi për Jetimët e Kosovës”, Fadil Pushkolli, duke theksuar se pandemia e cila ka përfshirë botën ka dobësuar edhe gjendjen ekonomike në Kosovë, tha se falë ndihmave të IHH-së kanë ndihmuar familjet në nevojë.

IHH gjatë Ramazanit do të shpërndajë 1.400 pako ndihma për familjet në nevojë.