Ilir Meta ironizon Ramën me një video të Enver Hoxhës dhe Kim Jing Un

Meta publikon një video, në të cilën shfaqet Enver Hoxha, duke thënë “Mobilizohuni të gjithë si një trup, që ta tejkalojmë planin tonë”, dhe pas tij del fotoja e diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, iu ka uruar qytetarëve shqiptarëve një ditë të mbarë, ndërsa ka thumbuar kryeministrin Edi Rama me një video të ish-diktatorit Enver Hoxha.

Mesazhi i Kreut të Shtetit vjen vetëm dy ditë pas 30 qershorit, ditë në të cilën socialistët iu drejtuan kutive të votimit, duke marrë të gjitha bashkitë, pasi opozita nuk ishte në garë, raporton balkanweb

“Mirëmëngjes të dashur miq! Forca numëruesve, si një trup i bashkuar drejt tejkalimeve të reja! Nga fitorja në fitorje! Destinacioni dihet. Kalofshi të gjithë një ditë të bukur sot!”, shkruan Meta.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/483495409073809/