Presidenti i vendit, Ilir Meta, është takuar me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj, Roberto Montella, takim të cilin e ka quajtur shumë konstruktiv.
Në faqen e tij në facebook, teksa poston edhe një foto të shkrepur gjatë bisedës, Meta thekson se “Shqipëria duhet të reflektojë dhe përfaqësojë vlerat dhe parimet më të mira të OSBE”, raporton Top Channel.
Postimi i Metës:
Takim shumë konstruktiv me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj, Roberto Montella.
Kryesimi i Rradhës i OSBE-së nga Shqipëria në vitin 2020 është përgjegjësi dhe arritje e madhe.
Shqipëria duhet tē reflektojë dhe përfaqësojë vlerat dhe parimet mē tē mira të OSBE. Kemi besim tek mbështetja dhe bashkëpunimi i Asamblesë Parlamentare të OSBE.


