Rreth 22 000 njerëz u shpëtuan të dielën nga shteti indian i Keralas, i goditur nga përmbytjet, pasi shirat më në fund e ulën vrullin e tyre.
Më shumë se 350 njerëz humbën jetën, shumica e tyre nga rrëshqitjet e dheut, që prej fillimit të shirave në qershor./raporton Top Channel
Kryeministri i Kerala, Pinarayi Vijayan, tha se numri i njerëzve që u strehuan në 5 645 kampet e ndihmës, tani ështëë 725 000. Ai u zotua të dielën “për të shpëtuar edhe personin e fundit të bllokuar”.
Ndërkohë, kreu i ekipit të menaxhimit të fatkeqësive të shtetit, Anil Vasudevan, tha se po përgatitej të merrej me një shpërthim të mundshëm të sëmundjeve në kampet e përkohshme të ndihmave.



