Infektohet me COVID-19 polici në Tiranë, kolegët kërkojë të bëjnë tamponin

Infektohet me COVID-19 një polic në Tiranë. Kolegët e tij kanë kërkuar që të bëjnë analizën.

Infektohet me COVID-19 një punonjës i Policisë së Tiranës. Mësohet se kolegët e tij kanë kërkuar që të kryejnë analizën. Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Ndërkohë është rënduar bilanci i COVID-19, pasi gjatë orëve e fundit kanë humbur jetën 2 persona dhe janë konfirmuar  45 raste të reja me COVID-19. Harta është zgjeruar në 9 qytete, ku numri më i madh i të infektuarve është në Tiranë. Sakaq është ulur numri i pacientëve të marrin mjekim në spitalin Infektiv. Aktualisht janë 71 persona që po marrin mjekim në këtë spital. Lajmi i mirë është se gjatë orëve të fundit janë shëruar 57 qytetarë.