INSTAT: Numri i aksidenteve rrugore bie me 24.6%

Qyteti më problematik renditet  Tirana  me 24 aksidente gjithsej për periudhën Janar- Gusht.

Ky vit ka shënuar  një numër më të ulët të aksidenteve rrugore krahasuar me një vit më parë. Sipas Institutit të Statistikave,  8 mujori i vitit 2020 ka pasur 24.6% më pak aksidente rrugore se e njejta përiudhë e vitit 2019,  ku vetëm për muajin gusht janë rregjistruar 130 aksidente nga 152 të gushtit të  kaluar. po ashtu këtë vit  janë shënuar edhe shira më të ulta  të personave të plagosur dhe  të vrarë gajtë  aksidenteve rrugore.

Sipas  INSTAT  në 91,5 % të rasteve aksidentet  kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit ndërsa numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25deri në 34 vjeç, duke zënë 25,4 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Qyteti më problematik renditet  Tirana  me 24 aksidente gjithsej për periudhën Janar- Gusht  e ndjekur nga Durrësi me 19 dhe Fieri me 15 aksidente rrugore, ndërsa qytetet më me pak akidente janë  Vlora , Korça dhe Dibra  me nga 3 secila. /Scan