Intensifikohet trafiku diplomatik në Turqi, Çavusoglu bisedon në telefon me homologët evropianë

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, realizoi të premten biseda telefonike me homologun holandez, Stef Blok dhe ministren spanjolle të Punëve të Jashtme, Bashkimit Evropian dhe Bashkëpunimit, Maria Arancha Gonzalez Laya.

Siç bëjnë të ditur burimet diplomatike, në bisedën telefonike Çavusoglu-Blok u morën në shqyrtim çështjet që kanë të bëjnë me Mesdheun Lindor dhe turizmin.

Ndërsa në bisedën telefonike me homologen spanjolle, shefi i diplomacisë turke diskutoi për çështjet bilaterale dhe ato rajonale me interes të përbashkët.

Nga ana tjetër, ministri Çavusoglu publikoi në rrjetin social “Twitter” një mesazh ngushëllimi për fatkeqësinë natyrore të përmbytjes në Pakistan.

“Lus Allahun të mëshirojë vëllezërit tanë pakistanezë që humbën jetën në fatkeqësinë e përmbytjes në Pakistanin mik e vëlla, si dhe shpreh ngushëllime për të afërmit e viktimave dhe popullin pakistanez. Ne jemi gjithnjë pranë Pakistanit vëllazëror”, shkroi kryediplomati turk.