Juventus-Inter nuk do të luhet ditën e dielë, por me datë 13 maj. Qeveria e futbollit e ka parë të arsyeshme këtë datë, por ka një problem?
Mbi spostimin e ndeshjes klubi i Interit nuk është pyetur dhe menjëherë ka ardhur reagimi i administratorit Giuseppe Marotta.“Ne si Inter kemi kërkuar menjëherë mbledhjen e Këshillit të Jashtëzakonshëm urgjentisht.
Duhet të shpëtojmë ekuilibrin dhe kompetivitetin e kampionatit. Me këtë precedent të kësaj jave, nëse vendimi i qeverisë për dyer të mbyllura do të vazhdojë edhe javën e ardhshme, atëherë nuk duhen luajtur as ndeshjet e radhës.
Duhet perdorur i njejti kriter.” Sigurisht për Interin ky është një problem, sepse nëse zikaltrit arrijnë ti shkojnë deri në fund Kupës së Italisë dhe Europa League atëherë në 24 ditë do i duhet 9 ndeshje.

