Investimet strategjike/ Pas kërkesës së grupit të Alibeajt për t’i hequr mandatin Olta Xhaçkës, ja kur vendoset “fati” i ministres

Pas kërkesës së grupit të Enkelejd Alibeajt , mblidhet Këshilli i mandateve.

Ky Këshill do të mblidhet për imunitetin e ministres Olta Xhaçka.

Kujtojmë se më herët grupi parlamentar i PD depozitoi mocionin për heqjen e mandatit të ministres Olta Xhaçka.

Në mocion sqarohej: “Kompania e krijuar menjëherë pas miratimit të ligjit për investimet strategjike AG. TCC shpk në pronësi të bashkëshortit të ministres dhe deputetes znj. Olta Xhacka, ka përfituar statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli disa katësh me 5 yje në një sipërfaqe zhvillimi prej 10,592 m² dhe me vlerë rreth 5,5 milion euro, në Gjilekë, Bashkia Himar. Shoqëria në pronësi të bashkëshortit të ministres dhe deputetes znj. Olta Xhacka ka përfituar masën mbështetëse të lejimit të përdorimit të bregut para hotelit për një periudhë 30 vjeçare, si dhe përfiton nga incentiva e reduktimit të TVSH-së.”