IOM: Në Mesdhe këtë vit rreth 2.000 migrantë të vdekur

Këtë vit në territorin e Evropës arritën 155.000 migrantë nga pjesë të ndryshme të botës. Millman theksoi se në këtë rrugë kanë humbur jetën 1.989 persona

Që nga fillimi i vitit më shumë se 100.000 migrantë kanë arritur në Evropë përmes Mesdheut, ndërsa rreth 2.000 të tjerë kanë humbur jetën në këtë rrugë, tregojnë të dhënat e Organizatës Ndërkombëtare për Migracion (IOM), raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i IOM-it, Joel Millman, deklaroi në Gjenevë se në vitin 2018 rreth 50.000 migrantë arritën deri në Spanjë, 27.000 në Greqi, ndërsa 22.000 në Itali.

Sipas tij, këtë vit në territorin e Evropës arritën 155.000 migrantë nga pjesë të ndryshme të botës. Millman theksoi se në këtë rrugë kanë humbur jetën 1.989 persona.

Ai rikujtoi se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar në Evropë arritën 155.000 migrantë, ndërsa në ujërat e Mesdheut kanë humbur jetën 2.960 persona.

Zëdhënësi i UNHCR-së, Charlie Yaxley, rikujtoi se këtë javë janë gjetur 13 migrantë të cilët tentuan me varka përmes Detit Mesdhe nga Afrika Veriore të mbërrijnë në Spanjë.

Ai porositi se Deti Mesdhe vitet e fundit është bërë deti më vdekjeprurës për migrantët që tentojnë të arrijnë në Evropë.