Iran, 3 persona dënohen me vdekje për korrupsion

Gjykata në Teheran ka shqiptuar dënime me burgime të rënda edhe kundër 32 të pandehurve të tjerë

Gjykata Speciale për Korrupsionin në Iran ka dënuar tre të pandehur me vdekje, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënës i gjyqësorit iranian, Gulamhussein Muhsin Ejei, tha se gjykata e cila është themeluar për të ndjekur penalisht korrupsionin në Teheran, ka shqiptuar dënimet për 35 të akuzuar.

Ai tha se të tre të pandehur u dënuan me vdekje dhe se 32 të pandehur të tjerë u dënuan me nga 10 deri në 20 vjet burg.

Në fund të muajit të kaluar, kreu i gjyqësorit iranian, Sadik Larijani, tha se gjykata speciale kundër korrupsionit udhëheqë gjithsej 30 procedura kundër 120 të arrestuarve të akuzuar.