Iran, ekzekutohet në burg për vrasjen e bashkëshortit

Njëzet e katër vjeçarja Zeynep Sekanvend është ekzekutuar për shkak të vrasjes së bashkëshortit, i cili e abuzonte

Një grua, e dënuar për vrasjen e bashkëshortit, është ekzekutuar në burgun Urumiye në Iran, raporton Anadolu Agency (AA).

Njëzet e katër vjeçarja Zeynep Sekanvend është ekzekutuar për shkak të vrasjes së bashkëshortit, i cili e abuzonte.

Sipas të dhënave të Agjencisë të aktivistëve për të drejtat e njeriut në Iran, në burgun Urumiye u ekzekutuan tre persona. Bëhet fjalë për Zeynep Sekanvend, Hasan Hacil dhe Selman Han Alil.

Sekanvend që në vitin 2012, si një 17 vjeçare, vrau bashkëshortin për shkak të, siç theksoi, abuzimeve. Ajo u dënua me vdekje.

Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut zhvilluan një fushatë për të hequr dënimin me vdekje për Sekanvend.